AKSIDENT NË DIBËR

Aksident në Dibër, vdes shoferi

28.07.2014 15:04

Në aksin rrugor Dibër-Mavrovë, sot në orët e mëngjesit, gjegjësisht në ora 6 e 45 minuta, shoferi, Sadik Frangu, te “Ura e Boshkut”, me furgonin e “Hisar turizmit”, ka rënë në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie, Sadiku ka gjetur vdekjen.....

Në aksin rrugor Dibër-Mavrovë, sot në orët e mëngjesit, gjegjësisht në ora 6 e 45 minuta, shoferi, Sadik Frangu, te “Ura e Boshkut”, me furgonin e “Hisar turizmit”, ka rënë në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie, Sadiku ka gjetur vdekjen.

Edhe pse akoma nuk dihet shkaku i rënies së furgonit në lumin Radika, 62 vjeçari, Sadik Frangu, nga fshati Ballancë, duke punuar si shofer në “Hisari turizëm”, ka shkuar t’i merr mërgimtarët që me autobus do të vinin në Gostivar nga Mestre e Italisë, mirëpo ky udhëtim për të qe fatal, sepse pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Boshkut”, furgonit të tij për shkaqe akoma të panjohura, fillimisht i këputen hekurat anësore të urës dhe pastaj nga një lartësi 4-5 metra, përfundon në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie, Sadik Frangu vdes në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes, si tradicionalisht, ishin Organet Policore, Ndihma e Shpejtë dhe Njësia e Zjarrfikësve.

Ndërkaq, hetimet e shkakut të rënies së furgonit në lumin Radika, do t’i realizon gjyqtari hetues dhe Prokuroria nga Gostivari. (Atli Dema, TVM2)