MAQEDONI

Prokuroria heton shkaqet e shpërthimit në Sopishtë

28.07.2014 16:18

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, tha sot se janë në pritje të rezultateve finale të prokurorit publik. Jankullovska, bëri thirrje për përgjegjësi për këtë rast tragjik..........

Prokurori publik, duhet të vendos nëse ka rast për hetim të mëtejshëm në shpërthimin që ndodhi ditë më parë në Sopishtë të Shkupit.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, tha sot se janë në pritje të rezultateve finale të prokurorit publik. Jankullovska, bëri thirrje për përgjegjësi për këtë rast tragjik.

“Hetimin për shpërthimin në Sopishtë, e udhëheq prokurori publik dhe po supozoj se atëherë kur prokurori do të jetë i gatshëm me analizat e tij, do ta bëj atë publike. Nga aspekti jonë, Policia i ka mbaruar të gjitha punët e nevojshme dhe ekspertiza është bërë. Nëse marrim urdhra të tjera lidhur me këtë rast, ne do të vazhdojmë të veprojmë edhe më tej”- deklaroi ministri i MPB-së, Gordana Jankullovska.

Mbrëmë, në orët e vona të natës, vdiq një prej 2 personave të lënduar rëndë në shpërthimi në Sopishtë. 59 vjeçari, Zhivko Apostolovski, iu nënshtrua  lëndimeve trupore të marra nga zjarri, ndërsa një 27 vjeçar, është ende në rrezik për jetën. Edhe të lënduarit e tjerë, janë akoma në gjendje të rëndë shëndetësore. (Rexhep Qamili, TVM2)