VMRO do të protestojë para qeverisë më 2 qershor
16.05.2018 10:29
VMRO-DPMNE më 2 qershor do të mbajë protestë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë....

VMRO-DPMNE më 2 qershor do të mbajë protestë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njoftoi kryetari Hristijan Mickoski pas seancës së Komitetit Qendror të partisë.
Ai u bëri thirrje të gjithë atyre siç tha ai, që janë të dëshpëruar dhe të mashtruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe politikanët rreth tij.
“I ftoj të gjithë ata që të bashkohen me ne, ta fillojmë betejën dhe të mposhtim përfundimisht këtë qeveri jo popullore, e cila po i ndodh atdheut tonë”, tha Mickoski.
