K. Veriore, kërcënon me anulim të samitit me Trumpin

16.05.2018 11:59

Koreja Veriore ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump....

Koreja Veriore ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse Shtetet e Bashkuara njëanshëm insistojnë që verikoreanët të heqin dorë nga armët bërthamore.

Takimi i cili ka bërë jehonë në botë në mes të Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un pritet të zhvillohet më 12 qershor. Mirëpo përmes një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm verikorean, ka akuzuar SHBA-në për siç është thënë deklarata të pakujdesshme me qëllime jo të mira.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Samiti Trump-Kim ishte planifikuar të mbahej pasi Koreja Veriore kishte treguar përkushtim për të denuklearizuar Gadishullin Korean.

Përveç tjerash, Koreja Veriore ka ftuar mediat e huaja për të dëshmuar mbylljen e vendeve të testimeve bërthamore më vonë gjatë këtij muaji.