Botë

Indi, shembet ura, të paktën 18 viktima

16.05.2018 13:47

Të paktën 18 persona kanë ndërruar jetë pas shembjes së një ure në Indi...

Ura disa tonëshe ka rënë mbi disa automjete duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi personave që po udhëtonin me to. Nga sa raportohet, ura ka rënë mbi një autobus linje, 7 makina dhe disa motoçikleta.

5 persona janë nxjerrë të gjallë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë suspenduar 5 zyrtarë të firmës ndërtuese teksa është hapur një hetim për të vërtetuar shkaqet e incidentit të rëndë.