Gjuha dhe identiteti, Fiti: Gjuha të regjistrohet njëjtë si në OKB

16.05.2018 14:46

Gjuha maqedonase duhet të regjistrohet ashtu siç është shkruar në Kombet e Bashkuara....

Gjuha maqedonase duhet të regjistrohet ashtu siç është shkruar në Kombet e Bashkuara, pra macedonian”, kështu ka deklaruar kreu i Akademisë  së  Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, duke u përgjigjur për zhvillimin e negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

"Ne nuk mund ta pranojmë këtë dhe ky është qëndrimi i AShAM-së, kur bëhet fjalë për gjuhën e vendit që të shkruhet në latinisht dhe shqiptimin e saj siç e themi - maqedonisht. Ai patjetër duhet të formulohet në Kombet e Bashkuara si "Macedonian language". Është një qëndrim që ndërhyn në çështjet e identitetit thelbësor dhe këtë drejtim sugjerimet tona ndaj Qeverisë janë absolutisht të qarta dhe të palëkundura”,- tha kryetari i AShAM-së, Taki Fiti.

Këtë qëndrim  kreu i Akademisë  së  Shkencave dhe Arteve të  Maqedonisë, akademiku Taki Fiti, i bëri gjatë manifestimit ndërkombëtar shkencor “Ditët maqedonase në AShAM”, ku u promovua ueb-portali dhe resurset digjitale të gjuhës maqedonase. (Naim Ramadani, TVM2)