“Leximi ju bën udhëheqës”, 200 nxënës në olimpiadën për lexim e matematikë
Mbi 200 nxënës të shkollave fillore morën pjesë në olimpiadën për lexim dhe matematikë...

Mbi 200 nxënës të shkollave fillore morën pjesë në olimpiadën për lexim dhe matematikë, ku kishin mundësi të zgjidhnin sfida matematikore dhe lexuese me moshatarët e tyre.
Ky projekt i USAID-it ka për qëllim të ngrit vetëdijen e opinionit për rëndësinë e shkrim-leximit gjuhësor dhe matematikor.
“Investimet e tilla kontribuojnë që qytetarët e ardhshëm të jenë aktivë, kreativë dhe produktivë. Për ne është më rendësi kur shohim se si nxënësit nga Kumanova, që janë arsimuar sipas këtij programi, veç më janë lexues aktivë, entuziastë dhe punojnë me moshatarët e klasës së parë dhe lexojnë. Kjo është një rezultat i shkëlqyeshëm që është arritur nga USAID-i, Fondacioni “Hap pas hapi” dhe shpresoj se kjo metodë do të inkorporohet edhe në programet mësimore”,- deklaroi ambasadori i ShBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, vlerësoi se mësimi mund të jetë argëtim nëse zbatohen metoda të tilla bashkëkohore.
“Të gjitha masat dhe reformat që i kemi ndërmarrë, në veçanti ndryshimet e plan-programeve mësimore, ngërthejnë në vete edhe ndryshimet e metodologjive të të mësuarit apo mësimit të integruar përmes ushtrimeve”,- theksoi ministrja e arsimit, Renata Deskovska.
Këtë projekt e mbështesin Fondacioni “Hap pas hapi”dhe USAID-i, dhe i njëjti zbatohet në të gjitha shkollat fillore në vend. (Flutura Latifi, TVM2)
