Shtyhet seanca në rastin “Lëndina”, tre të dyshuarit, morën transkriptet e “bombave”
Është shtyrë për më 27 qershor seanca e radhës për rastin “Lëndina” të ngritur nga PPS, ku të dyshuar janë: Dragan Pavloviq –Llatas, Sërgan Pavloviq dhe Zvezdan Pavloviq...

Gjykatësja, Marija Kletniçka, tha se mbrojtësit e të akuzuarve më 7 maj kanë dorëzuar kërkesë që t’i marrin transkriptet e audio-incizimeve, ndërsa më 9 maj prokurorët kanë dorëzuar edhe dëshmi shtesë me shkrim.
Për këtë shkak, ajo vendosi shtyrjen e gjykimit dhe u dorëzoi të akuzuarve transkriptet e audio-incizimeve sipas të cilave po zhvillohet aktakuza. Rasti “Lëndina” ka të bëjë me ndërtimin e tre shtëpive në Zelenikovë nga tre të dyshuarit, pa marrjen paraprake të një lejeje ndërtimi.
Sipas dëshmive të para të PPS-së, mes të cilave ka edhe filmime satelitore, ekspertiza dhe dokumentacioni tjetër përcjellës, këto shtëpiza pushimi kanë filluar të ndërtohen që në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në 2013, kur ndërtimi veç më kishte përfunduar.
