TIRANË-FITËR BAJRAMI

Tiranë, besimtarët luten për një xhami

28.07.2014 16:39

Pas një muaji agjërim, mijëra besimtarë kanë falur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, “Bajramin e Madh”....

Pas një muaji agjërim, mijëra besimtarë kanë falur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, “Bajramin e Madh”.

Gjatë faljes së nisur në orën 6 e 23 të mëngjesit të sotëm, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, është lutur për shuarjen e konflikteve nëpër botë, sidomos në Gaza.

Ndërsa kryemyftiu, Ylli Gurra, i ka bërë apel Qeverisë për ndërtimin e xhamisë së madhe, në mënyrë që besimtarët të mos luten më në rrugë, por tu rikthehet dinjitetit.

Këtë ditë të madhe për besimtarët myslimane, e ka uruar edhe politikanët shqiptarë, pas vizitës në ambientet e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndonëse për faljen e “Bajramit” Komuniteti Mysliman kishte marrë masa për organizimin e tij, mesa duket edhe nga pamjet, s’ka bërë të njëjtën gjë për rikthimin e bulevardit kryesor në gjendjen e mëparshme. (Luljeta Ndoka, TVM2)