Botë

Burgoset sërish kreu i opozitës ruse, Navalny, 30 ditë në qeli për protestat kundër Putinit

16.05.2018 16:09

Nuk kanë të ndalur sulmet qeveritare ndaj kreut të opozitës ruse...

Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Aleksei Navalnyn, për shkak të protestave të organizuara kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Në vendim, gjykata sqaron se Navalny ka shkelur në vazhdimësi rregullat për organizimin e tubimeve publike. Gjykata po ashtu pritet të shpallë vendimin edhe për rastin e dytë administrativ në të cilin Navalny akuzohet për refuzim të bashkëpunimit me policinë. Ai mund të përballet me 15 ditë tjera burgim për këtë shkelje administrative.
 
Navalny u ndalua nga policia në Moskë më 5 maj, gjatë një marshi që kundërshtonte mandatin e katërt të Putinit si president. Ai u lirua disa orë më vonë, por nën masën e ndalesës që të largohej nga Moska deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.