Botë
Rama shuan dilemat: Xhafaj nuk shkarkohet. Proteston PD
16.05.2018 17:13
Edhe pas thirrjeve të opozitës për shkarkimin e ministrit, Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij është dënuar në Itali për trafik droge...

Edhe pas thirrjeve të opozitës për shkarkimin e ministrit, Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i tij është dënuar në Itali për trafik droge, kryeministri Rama vendosi të mos e plotësojë këtë kërkesë. 1 javë pas denoncimeve të PD-së, Rama thotë se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn nuk është asnjë provë komprometuese për vëllanë e tij, ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafajn.
Ndaj, Rama tha se ministri i brendshëm nuk ka detyrim të përgjigjet për këto akuza.
“Akuzat ndaj ministrit të drejtësisë bëhen nga Partia Demokratike, por ato s’mund të neglizhohen. Një grup ekspertize ndërkombëtar më ka konfirmuar se përgjimi është tërësisht i montuar. Ministri i brendshëm nuk duhet të përgjigjet, as ligjërisht, as moralisht. Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën, ndërkohë që prokuroria mund të vazhdojë hetimin e saj të thelluar”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Por, pas këtyre deklaratave, opozita ka protestuar para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit, Fatmir Xhafajt.
“Ministrat janë të lidhur me krimin, si Tahiri dhe Xhafaj. E dëgjuat prapë me akuzat për median dhe opozita, jo ata që kryen krimet, por ata që i zbulojnë krimet. U kthye prapë te historia me agjentë rusë. Kapet Tahiri, apo Xhafaj, ai thotë do të përgjigjet opozita, por në fund do të përgjigjet ai”,- tha deputeti i PD-së, Edi Paloka.
LULJETA NDOKA
