Festohet “Bajrami”, mesazhe për paqe dhe dashuri
Festa e “Fitër Bajramit”, pason muajin e shenjtë të “Ramazanit”, gjatë të cilit agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Namazi qendror i “Fitër Bajramit”, u fal në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.......

Myslimanët në Maqedoni, si dhe në tërë botën, sot festojnë “Fitër Bajramin”, festën e falënderimit ndaj Zotit. Festa e “Fitër Bajramit”, pason muajin e shenjtë të “Ramazanit”, gjatë të cilit agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Namazi qendror i “Fitër Bajramit”, u fal në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup.
“Me përulësi, me lutje me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm nën krijuesin tonë mëshirëplotë. “Muaji i Ramazanit”, është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt dritës së shenjtë, drejt dritës së shenjtë që u shfaq pikërisht në këtë muaj, që do të ndriçojë përjetë”- u shpreh një përfaqësues i BFI-së.
Nga BFI, falënderojnë të gjithë besimtarët myslimanë, që përkrahin BFI-në dhe medresenë e “Isa Beut”.
“Nga këto dy burime fundamentale islame, janë kultivuar të gjitha ato vlera, me të cilat është ndërtuar ecuria jonë si popull dhe komunitet, përmes së cilave është ruajtur tradita e pastër, kultura, historia dhe gjuha e popullit, andaj, këta të fundit, populli, xhemati jonë, kanë merita madhështore për përkrahjen që gjithmonë ia kanë ofruar këtyre institucioneve”- theksoi Abaz Islami nga BFI.
Faljes së “Fitër Bajramit”, sivjet i është bashkangjitur edhe kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve në xhaminë në Shuto Orizare. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
