Botë

Trump për emigrantët e paligjshëm: Janë kafshë, jo njerëz

17.05.2018 11:11

Presidenti Donald Trump iu është referuar emigrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht si 'kafshë dhe jo njerëz'....

Trump sulmoi emigrantët pa dokumenta gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke paralajmëruar në një transmetim live në televizion se njerëz të rrezikshëm po tentojnë të shkelin kufinjtë e SHBA duke i quajtur 'kafshë'.
 
Komentet e zotit Trump erdhën gjatë një tryeze të rrumbullakët me liderët shtetërorë dhe lokalë mbi të ashtuquajturat 'ligjet e azilit' të Kalifornsë që kufizojnë rreptësisht komunikimin ndërmjet zbatuesve lokalë të ligjit dhe oficerëve të emigracionit federal, që që administrata e Trump kërkon që ti zhvlersojnë.
 
Nuk është hera e parë që presidenti ka folur në mënyrë racore për emigrantët, por kjo nënvizoi zemërimin e tij për emigracionin e pakontrolluar dhe zhgënjimin e tij se nuk ka qenë në gjendje të bëjë më shumë për të vulosur kufijtë e kombit.
 
Trump përdori seancën për të hedhur dritë mbi ligjet e emigracionit të vendit, duke i quajtur ligjet më të mëdha për emigracionin në botë.
 
Ai e këshilloi administratën e tij që të bëjë më shumë për të mbajur larg 'njerëzit e padëshiruar'.
 
"Ka njerëz që vijnë në vend, ose po përpiqen të hyjnë por ne po i ndalojmë shumë prej tyre,"-tha Trump. "Nuk do ta besoni se sa të këqinj janë këto njerëz. Këto nuk janë njerëz, këto janë kafshë dhe ne e po i nxjerrim ata nga vendi në një nivel dhe me një ritëm që nuk ka ndodhur kurrë më parë."