Rasti “Tanku”, Gruevski pret fjalën e fundit të gjykatës
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, pret sot fjalën e fundit të gjykatës në rastin “Tanku”, ku ai është i akuzuari i parë...

Në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Penale pritet sjellja e aktvendimit, me ç’rast do të jetë dënimi i parë për Gruevskin nga 5 aktakuzat e ngritura ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale. Në seancën e fundit, gjykatësja, Dobrila Kacarska, porositi avokatët mbrojtës që të përgatisin fjalët e fundit.
Rasti “Tanku” i referohet blerjes së Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh, ndërsa në të akuzohet ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri i ministrit të punëve të brendshme, Gjoko Popovski. Sipas njohësve të drejtësisë, në raste të tilla dënimet janë nga 3 vjet deri në 10 vjet.
