Ohër, takimi parlamentar i proceseve “Jean Monnet”
Në Ohër ka filluar takimi i parë parlamentar në kuadër të proceseve “Jean Monnet” të iniciuar nga tre euro-deputetët, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein...

Deputetët e Maqedonisë nga të gjitha grupet parlamentare, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe tre nënkryetarët, do të bisedojnë për çështjet kryesore të lidhura me Rregulloren për punë në Kuvend, Kodit Etik dhe pavarësisë së buxhetit. Por, deputetët nuk e mohojnë mundësinë që atje të hapen edhe çështje të tjera.
Takimet në kuadër të procesit “Jean Monnet” mund të llogariten si pjesë e reformave në vend, duke pasur parasysh se konstituimi i Kuvendit dhe për pyetjen e deputetëve janë pjesë e planit “3-6-9”, ndërsa këto bisedime duhet të sjellin edhe përmirësimin e dialogut politik.
