Maqedoni
Treza Mej, për vizitë zyrtare në Maqedoni
17.05.2018 12:28
Kryeministrja britanike, Tereza Mej, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë...

Vizita e saj vjen menjëherë pas takimit që kryeministri, Zoran Zaev, do të mbajë me homologun grek, Aleksis Cipras, në samitin e Sofjes për çështjen e emrit. Ceremonia për mirëseardhje për delegacionin britanik, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të zhvillohet në platonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas çka është paraparë takim tet-a-tet mes kryeministrave Zaev dhe Mej.
Sipas programit për vizitë të kryeministres britanike në Maqedoni, është paraparë edhe takim bilateral të delegacioneve të Maqedonisë dhe të Britanisë. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të Britanisë pas një kohe të gjatë në Shkup.
