Botë

Gina Haspel, drejtoreshë e CIA-s

17.05.2018 12:53

Komiteti i Inteligjencës amerikane i ka dhënë dritën e gjelbër nominimit të Gina Haspel...

Komiteti i Inteligjencës amerikane i ka dhënë dritën e gjelbër nominimit të Gina Haspel për pozitën e udhëheqëses së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), pavarësisht përfshirjes së saj në torturimin e të burgosurve të rrjetit Al-Kaida në fillim të viteve 2000.

Ky komitet ka votuar në të mirë të Haspel, duke dërguar votimin në një fazë tjetër, pasi tani ajo duhet të sigurojë votat nga i gjithë Senati në mënyrë që të zëvendësojë Mike Pompeon, që tani gjendet në pozitën e sekretarit amerikan të shtetit.

Senatori republikan, John McCain, që është torturuar gjatë viteve që ka kaluar si i burgosur në Vietnam, ka bërë thirrje për refuzim të Haspelit, pasi kjo e fundit ka refuzuar të deklarojë se metodat e marrjes në pyetje pas sulmeve të 11 shtatorit kanë qenë “të pamoralshme”. Haspel, 61 vjeçare, e njohur si specialiste për Rusinë, do të bëhet gruaja e parë që do të drejtojë CIA-n.