Maqedoni
Sofje, përfundoi takimi Zaev - Cipras
17.05.2018 13:29
Ka përfunduar në Sofje takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras...

Ka përfunduar në Sofje takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, i cili u realizua në margjina të Samitit BE - Ballkani perëndimor, që po mbahet në kryeqendrën bullgare. Kryeministri Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar se Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë, duke shprehur besimin se me kryeministrin grek Cipras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbrojë dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.
Detajet për takimin Zaev do t’i paraqesë në pres konferencën e paralajmëruar për në orën 14.00. Ndërsa një orë pas do të paraqitet para mediave edhe kryeministri grek Cipras. Ky takim ishte paralajmëruar me rëndësi vendimtare për bisedimet rreth emrit, me shpresë së Zaev dhe Cipras do të përafronin qëndrimet rreth pikave të kontestueshme. Paraprakisht, kryeministri Zaev ka realizuar edhe një takim me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.
“Jam mirënjohës për pritjen e këndshme nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Sot po marr pjesë në punën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili zhvillohet në Sofje. Republika e Bullgarisë mban presidencën e Këshillit Europian në gjysmën e parë të këtij viti dhe pret krerët e shteteve dhe qeverive të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”,- ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook. Ai ka njoftuar se do të ketë takime dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrat e Holandës, Austrisë e Suedisë.
Ndryshe, Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor e ka hapur kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ndërsa më pas ka mbajtur fjalim presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk, duke e vënë theksin te temat e nxehta mes vendeve të Ballkanit dhe perspektiva europiane e tyre.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
