Maqedoni

Takimi Zaev-May, konfirmohet mbështetja britanike

17.05.2018 18:25

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Teresa Mej, u prit me ceremoni shtetërore në Qeverinë e Maqedonisë nga kryeministri, Zoran Zaev...

Kryeministri Zaev pas takimit e falënderoi homologen e tij për mbështetet e sinqertë që Britania i ka dhënë Maqedonisë për 25 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
 
Ai tha se qeveria aktuale do të vazhdojë  të japë arsye përmes proceseve reformuese demokratike, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet kyçe, si sigurimin e paqes rajonale dhe botërore, për të ruajtur dhe për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të marrë vendin e merituar si shtet në familjen e demokracisë BE dhe NATO.  
 
“Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është i rëndësishëm për ne dhe për rajonin. Për qytetarët dhe Maqedoninë do të thotë ekonomi dhe perspektivë më e mirë për rajonin, për BE-në dhe botën, do të thotë stabilitet dhe siguri. D.m.th. të parandalosh faktorë të tjerë nga qëndrimi në një të ardhme të tillë të përbashkët që është me interes për të gjithë... Ne do të zbatojmë edhe planin 18, i cili fokusohet në përforcimin e sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha Zaev.
 
Kryeministrja britanike, Theresa May, nga ana tjetër shfaqi shpresë se Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten ambicioze në sigurimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese. May po ashtu tha se Britania e Madhe do të mbështesë Maqedoninë në gjitha çështjet e hapura që ka me fqinjët.
 
“Vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, qeveria bëri ndryshime dhe u zgjati dorën fqinjëve. E di që Maqedonia është e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe dua të theksoj se mund të mbështeteni tek ne për këtë çështje. Do ta ndihmojmë Maqedoninë në gjitha proceset strategjike. Me vullnet të mirë duhet që të shkojmë përpara. Ju përkrahim në zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe presim që shumë shpejt do të gjendet zgjidhje e shpejtë, e cila është mëse e nevojshme. Konfliktet e të së kaluarës dinë ndonjëherë të jenë të rënda dh të pazgjidhura, por duhet të përballemi me to”,- u shpreh kryeministrja britanike, Theresa May.                       
 
Maqedonia dhe Britania këtë vit shënojnë 25 vjet që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të Britanisë që nga viti 1999, pas një vizite të kryeministrit të atëhershëm, Toni Bler, në krizën e refugjatëve në Kosovë.
 
GAZMEND KURTESHI