Botë

Torra, i vendosur për pavarësinë e Katalonjës

17.05.2018 19:38

Separatisti katalan, Quim Torra, u betua si kreu i ri i rajonit spanjoll, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur...

Torra zyrtarisht mori detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan, Barcelonë, ku ai u zgjodh nga ligjvënësit separatistë të Parlamentit katalanas. 
 
Qeveria e Spanjës, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk pranoi të merrte pjesë në betim.
 
Torra kishte vetëm flamurin e kuq dhe të verdhë prapa tij gjatë ceremonisë, ndërsa flamuri spanjoll mungonte. 
 
Gjithashtu, në betimin e tij ai premtoi se do të jetë besnik ndaj popullit të Katalonjës, duke mos bërë me dije respektin e tij ndaj Kushtetutës së Spanjës dhe as ndaj mbretit spanjoll. 
 
Qeveria spanjolle thotë se nuk mund t’ia japë pavarësinë Katalonjës, sepse në kushtetutën e Spanjës thuhet se ajo pjesë është "e pandashme". 
 
Mbreti Felipe VI ka mbështetur publikisht qëndrimin e Qeverisë spanjolle.