Griezmann në Atletico Madrid
Atletico Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann, i cili do të kalojë te kampioni i Spanjës porsa të kalojë ekzaminimet mjekësore....

Atletico Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann, i cili do të kalojë te kampioni i Spanjës porsa të kalojë ekzaminimet mjekësore.
Rojiblancos do t’i paguajnë 25 milionë euro Real Sociedadit për nënshkrimin e francezit. “Atletico Madridi dhe Real Sociedadi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann”.
“Futbollisti i ri francez do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën me klubin”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Atletico. 23-vjeçari është produkt i Akademisë së Sociedadit, ndërsa në ekipin e parë është përfshirë në sezonin 2009/2010.