Maqedoni

Negociatat për emrin e Maqedonisë, Cipras informon presidentin dhe liderët e partive

18.05.2018 15:36

Gjatë fundjavës, kryeministri grek, Aleksis Cipras, do të njoftojë presidentin grek...

Gjatë fundjavës, kryeministri grek, Aleksis Cipras, do të njoftojë presidentin grek, Prokopis Pavlopulos, dhe krerët e partive politike për negociatat për emrin pas takimit me homologun e tij maqedonas në Sofje.

Burimet qeveritare greke informuan gazetarët në Greqi se Athina nuk devijon nga pozicioni i saj mbi një emër erga-omnes dhe revizion kushtetues si parakushte kryesor për një marrëveshje ekzistuese, raportoi  korrespondenti i MIA-s nga Athina. 

“Erga omnes me revizion kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për një marrëveshje. Zbatimi i revizionit kushtetues është një parakusht i domosdoshëm për integrimin në organizatat ndërkombëtare, në BE dhe në NATO”,- informojnë burimet qeveritare greke.