DASH

DASH publikon imazhe satelitore nga sulmet në Ukrainë

28.07.2014 18:12

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar imazhet satelitore që sipas DASH , tregojnë provat se forcat ruse kanë qëlluar me raketa dhe artileri përtej kufirit, brenda në Ukrainën lindore..

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar imazhet satelitore që sipas DASH ,  tregojnë  provat se forcat ruse kanë qëlluar me raketa dhe artileri përtej kufirit, brenda në Ukrainën lindore.

Imazhet e publikuara në një një dokument 4-faqesh, paraqesin dëshmi përtë cilat  analistët amerikanë thonë se janë një sërë raketash dhe zjarr i artilerisë që vjen nga territori rus.

Imazhe të tjera tregojnë kratere të krijuara nga goditjet pranë pozicioneve ushtarake në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare luftojnë me separatisët pro-rusë. Moska nuk ka bërë komente për pamjet, që u publikuan ndërsa zhvilloheshin luftime pranë qytetit Donetsk të Ukrainës, nën kontrollin e forcave pro-ruse.

Në një tjetër zhvillim, në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, thuhet se Sekretari John Kerry ka folur në telefon me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, të cilit i ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm  të luftimeve me armatime të rënda në kufi.