Maqedoni

Falimentimi i FENI-t, Taseva: prokuroria të hetojë parregullsitë

18.05.2018 18:19

Kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” – Maqedoni, Sllagjana Taseva, ka ftuar Prokurorinë Publike, Policinë Financiare dhe Këshillin Gjyqësor...

Kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” – Maqedoni, Sllagjana Taseva, ka ftuar Prokurorinë Publike, Policinë Financiare dhe Këshillin Gjyqësor të hulumtojnë të gjitha parregullsitë ligjore në procesin e falimentimit të “Feni – Industri”.
 
Taseva nga gjykatësja që po udhëheq procesin e falimentimit kërkoi që të heq dorë nga plani i riorganizimit të FENI-t.
 
“Në rastin konkret gjykatësja që ka udhëhequr procesin falimentues edhe pse e obliguar në përputhje me nenin 216, që të dorëzojë vendim për të cilin procedura menjëherë vazhdon me zhvlerësimin e pronës. Këtë nuk e ka bërë dhe ka procesuar më tej planin dhe e ka dorëzuar për mendim deri tek Këshilli i kreditorëve dhe deri tek udhëheqësi i procesit të falimentimin. Ky i fundit në sqarimin e tij të dorëzuar deri tek gjykatësja më 14 maj, tregon mangësitë e planit, por indikacionet e tij nuk pranohen në tërësi nga anëtarët e bordit të kreditorëve edhe pse bëhej fjalë për elemente thelbësore”,- deklaroi kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” – Maqedoni, Sllagjana Taseva.
 
Kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” thotë se privatizimi i FENI-t paraqet problem më të madh se “Shkupi 2014”, sikurse nga përmbajtja ashtu edhe nga dëmi i shkaktuar financiar. 
 
“Nëse vazhdon kjo situatë, FENI nuk do të zgjasë jo më larg se shtatori ose dhjetori i këtij viti. Ata të punësuarit do të përfundojnë në rrugë. Ky gjigant do të shpallet si jofitimprurës dhe Maqedonia do ta humb FENI-n”,- theksoi kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” – Maqedoni, Sllagjana Taseva.
 
Për shitjen e FENI-t, “Transparensi Interneshënëll” ka ngritur tre padi penale kundër udhëheqësit dhe gjykatëses që drejtojnë procesin e falimentimit, pasi nuk kanë ndalur nënshkrimin e marrëveshjes me fondin nga Bahamet, në të cilin në vend të nënshkrimit të personit fizik, është vendosur vetëm numri i pasaportës të shtetit të huaj.
 
Jo vetëm që fshihet pronari, por njëkohësisht pretendohet se marrëveshja është jo e drejtë pasi që mundëson përfitime të ndjeshme për kompaninë, duke pasur parasysh çmimin e lartë të nikelit në berzat botërore dhe shfrytëzimin e rezervave të minierave të kombinatit.
 
MERAL ISMAILI