Nimic arriti në Shkup
Nimic në Shkup për herë të parë do të takohet me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në kontestin për emrin dhe ambasadorin në SHBA, Vasko Naumovski. .........

Ndërmjetesi per çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic sot dhe nesër do të qëndroj në Shkup, ndërsa Athinën do ta vizitoj me 30 dhe 31 korrik , ku do të zhvilloj bisedime me qeveritë e të dyja shteteve.
Qëllimi i takimeve është të intensifikohen bisedimet nën patronatin e KB-së, si dhe si të gjindet një zgjidhje e përbashkët për kontestin me emrin.Medijatori Nimic me te arritur ne Shkup ka deklaruar se tani per tani nuk ka ndonje propozim konkret, megjithate te gjitha Idete i ka ne koke.
“Sapo kam arritur. I pres te gjitha takimet dhe bisedimet me Qeverine. Shumica e takimeve të mija zyrtare janë nesër, por ndoshta sot do te kem edhe disa takime jo formale. Nuk kam propozim të ri, por te gjitha idete i kam ne koke” – tha Metju Nimic.
Nimic në Shkup për herë të parë do të takohet me përfaqësuesin e ri të Maqedonisë në kontestin për emrin dhe ambasadorin në SHBA, Vasko Naumovski.
Javën e kaluar ndërmjetësi Nimic në një deklarate për programin "Zëri i popullit" duke folur mbi bisedimet për kontestin për emrin, ka thënë se kësaj here pret progres të madh në takimet me kreun shtetëror në Shkup dhe Athinë. Ndryshe, Nimic gjatë vizitës në shtator, shpalosi pak më shumë rreth zhvillimit të bisedimeve për problemin shumë vjeçar me emrin.
Ai tha se në Athinë ka pasur dy probleme me propozimin e tij, përcaktimin gjeografik dhe vëllimi i përdorimit të emrit të dakorduar, ndërsa Qeveria e Shkupit ka mbetur në pozicionet afatgjate strategjike. Kohen e fundit jane intensifikuar prononcimet e faktorit nderkombetare per zgjidhjen perfundimtare te ketij kontesti me palen greke. Edhe Kancelarja gjermane nga Dubrovniku deklaroi se tashme BE eshte lodhur nga kontesti mes dy vendeve që po kthehet nga nje problem mes dy vendeve, në problem evropian.
Sipas Merkelit , kur bëhet fjalë për kontestin e emrit, duhet aritur kompromis vetëm mes Shkupt dhe Athinës dhe kompromis është kur të gjithë të përfshirët janë njëlloj të pakënaqur. Mediat Greke ndërkohë shkruajnë për një mobilizim të cuditshëm të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.
Edhe pse Nimic duket të jetë optimist, Athina dhe Shkupi, kanë ulur nivelin e pritjeve shrujanë mediat greke.
