Maqedoni
Propozimet për emrin, ShVL- UÇK: favorizojnë popullin maqedonas
18.05.2018 19:11
Ndaj propozimit të ri për emrin që po përflitet prej dje në mediat e vendit, ka reaguar ShVL-UÇK...

"Ne të mbijetuarit e Lëvizjes Kombëtare në vise stërgjyshërore shqiptare, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të luftës për barazi të 2001-it, duke përcjellë me vëmendje të përqendruar takimet e të caktuarve të ndërkombëtarëve dhe ndërmjetësve vendorë për çështjen e emrit, vërejmë njëanshmëri në favor të popullit sllavo-maqedonas. Variantet e emrit e dëshmojnë qartë këtë”,- thuhet në reagimin e ShVL -UÇK-së.
