Rohani thirrje shteteve muslimane të ndërpresin lidhjet me Izraelin dhe SHBA-të
Presidenti iranian, Hassan Rohani i ka bërë thirrje shteteve myslimane....

Presidenti iranian, Hassan Rohani i ka bërë thirrje shteteve myslimane që të ndërpresin lidhjet me Izraelin dhe “rishikojnë” lidhjet e tyre tregtare dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Uashingtoni zhvendosi ambasadën në Jerusalem.
Në një samit të shteteve muslimane të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Rohani tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është “kërcënim i rrezikshëm” për paqen botërore dhe sigurinë.
“Nëse Izraeli përballet me një front të bashkuar të shteteve islamike, kurrë nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë me krimet”, ka thënë Rohani.
Ai ka shtuar se “gjenerata e re e palestinezëve di për të drejtat e tyre dhe nuk ka synim që të tërhiqet apo të bëjë kompromis”.
