Erdogan: Bota muslimane të mbështes palestinezët

19.05.2018 12:52

Edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte kritik ndaj zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara....

Edhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ishte kritik ndaj zhvendosjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel Aviv për në Jerusalem, ndërsa i bëri thirrje botës myslimane që të mbështes palestinezët.

Turqia shpalli tri ditë zie pasi forcat izraelite të sigurisë vranë dhjetëra protestues palestinezë.

Liderët myslimanë që morrën pjesë në samit, në përfundim të tij, lëshuan një deklaratë ku dënuan vrasjen e dhjetëra protestuesve palestinezë, në ditën e inaugurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, vendim të cilin e cilësuan si “provokim” ndaj gjithë botës islamike.