Zaev ka thirrur takim liderësh do të shpalosë propozimin e dakorduar me Cipras

19.05.2018 12:02

Kryeminsitri Zoran Zaev ka thirrur takim liderësh në të cilin do ta njoftoj kreun shtetërorë...

Kryeminsitri Zoran Zaev ka thirrur takim liderësh në të cilin do ta njoftoj kreun shtetërorë dhe liderët politik me propozimin me të cilin në takimin e fundit janë pajtuar ai dhe kryemisnitri grek Cipras për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Në takimin e thirrur për në ora 13:00, janë ftuar për pjesmarrje Presidenti Gjorge Ivanov, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Deri tani zyrtarisht nuk janë dhënë detaje se cili ka qenë propozimi i pranueshëm për dy kryeminsitrat, por jozyrtarisht qarkullon propozimi Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Kryeminsitri Zaev ka thënë se preferon që për propozimin fillimisht ti njoftoj krerët shtetëror dhe liderët, e më pas i njejti të bëhet publik edhe për opinionin. Deritani krerët shtetërorë dhe liderët politik janë përmbajtur nga vlerësimet rreth propozimit të mundëshëm Republika e Maqedonisë së Ilindenit, pasi kanël preferuar fillimisht ta dëgjojnë propozimin nga kryeminsitri që më pas të ndërtojnë qëndrim. 

CIPRAS: RRETH BISEDIMEVE PËR EMRIN DO TI NJOFTOJË PRESIDENTIN DHE LIDERËT GREK

Edhe kryeministri grek Aleksis Cipras në pallatin presidencial do ta njoftojë Presidentin grek Prokopis Pavlopulos rrreth bisedimeve për emrin. Pas takimit me presidentin Cipras nëpërmjet telefonit do ti njoftoj edhe liderët e partive politike.