Konferencë ndërkombëtare e veterinerëve, memorandume bashkëpunimi me më shumë shtete
Dhoma e veterinerëve të Maqedonisë, ishte për herë të parë nikoqire e konferences ndeërkombëtare...

Dhoma e veterinerëve të Maqedonisë, ishte për herë të parë nikoqire e konferences ndeërkombëtare të grupit të veterinerëve të Vishegradit, që mbledh veterinerët nga vendet europiane dhe të shteteve të ish Jugosllavisë.
Pjesmarrësait në konferencë dolën me një përfundim të përbashkët, për domosdoshmërinë e mbrojtjes nga sëmundjet zoonoze.
Në këtë konferencë u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi mes më shumë shteteve. Sipas kryetarit te Dhomës së Veterinarëve të Maqedonisë, Tomisllav Nikollovski , të gjitha vendet duhet të jenë më vigjilentë jo vetëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve mikrobiologjike, por edhe në përgatitjen e kuadrit veterinar.
“Jam shumë i privilegjuar që kemi qenë nikoqirë të kësaj konference ndërkombëtare,për shkak se pjesëmarës ishin përfaqësues të shteteve që kanë përvojë më të madhe në ballafaqimin e paraqitjes së sëmundjeve zoonoze. Ishte kënaqësi të bëjmë edhe shkëmbim pervojash si dhe të nënshkrujmë momerandum me shtetet, gjë që nuk e kemi bërë deri tani” – tha Kryetari i dhomës së veterinerëve, Tomisllav Nikollovski.
Pjesmarrësit u shprehën të kënaqur nga ky takim, që e cilësuan si një mundësi e mirë për përmirësimin e punës së tyre praktike dhe profesionale. (Samet Abdullau, TVM2)
