Mickovski, më 2 qershor VMRO-DPMNE protesta para qeverisë
Para se të shkonte në takimin e liderëve të ftuar nga kryemisnitri Zaev...

Para se të shkonte në takimin e liderëve të ftuar nga kryemisnitri Zaev, lideri i opoziotës maqedonase Hristian Mickovski ka paralajmëruar se më dy qershor opozita do të mbajë protesta.
Sipas Mickovskit do të protestohet kundër politikave destruktive të Qeverisë.
"Projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren" – ka deklaruar Mickoski. Ai akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.
"Kjo e keqe që po i ndodh Maqedonisë ka emër dhe mbiemër, quhet Zoran Zaev. Njeri pa vizion, pa kulturë politike dhe pa platformë" – theksoi Mickoski.
