Zaev: Propozimi i dakorduar me Ciprasin, Republika Ilinditase e Maqedonisë

19.05.2018 18:38

Republika Ilinditase e Maqedonisë. Ishte pikërisht opsioni për të cilin kryeminsitri Zoran Zaev pohonte se është i pranueshëm...

Republika "Maqedonia e Ilindenit". Ishte pikërisht opsioni për të cilin kryeminsitri Zoran Zaev  pohonte se është  i pranueshëm për palën e Maqedonisë dhe Greqisë për të tejkaluar çështjen e emrit. Të dy qeveritë e menduam se ky opsion  është vendimi për zgjidhjen, i cili  është zgjidhje që ruan dinjitin maqedonas dhe raportet ndëretnike tha Zaev.

“Informova se qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë biseduan për opsion dhe vendim që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Republika Maqedonia e Ilindenit, ( në shqip -Republika Ilinditase e Maqedonisë), është emër për të cilin  mund të arrihet kompromis me Greqinë. Republika  Ilinditase e Maqedonisë, është emër që  përforcon  themelin e Republikës, kontinuitetin e historisë, shtetësisë dhe krenarisë dhe të së ardhmes sonë të ndritur” – tha kryeministri Zoran Zaev.

MICKOVSKI, NUK PRANOJMË NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS

Kategorik kundër doli kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickovski, i cili tha se sidomos është kundër ndryshimeve kushtetuese. Madje, ai akuzoi se gjithçka ka vajtuar në mënyrë tinzare, pa konsultime dhe sygjerime nga faktorët e tjerë të brendshëm politik.

“Ajo që ishte spekulim në publik, doli e vërtetë. Vendim për të cilën për herë të parë u njoftuam. VMRO mbetet në qëndrim se nuk do ta mbështes ndryshimin kushtretues dhe me të, ndryshimin e emrit” – tha kryetari i VMRO DPMNE –së, Hristijan Mickovski.

IVANOV, PRESIM PROPOZIM KONKRET NË LETËR

Edhe për kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, mënyra deri te arritja e opsionit të mundshëm të pranueshëm për palët, ishte jotransparente dhe me informacione partikulare. Por ky i fundit, u përmbajt nga komentet duke thënë se nuk ka qëndrim deri sa nuk ka dokument përpara, që normalisht kalon edhe në duart e ndërkombëtarëve.

“Deri sa nuk marrim dokument me shkrim nuk kemi qëndrim të ndërtuar. Ajo ka qenë gjithçka informacion gojor” – u shpreh kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.

Takimi i sotëm zgjati tre orë me dy pauza për konsultime. Ndërkaq, kryeminsitri Zaev tha se nëse eventualisht nuk pranohet ky opsin dhe has në pengesa, Maqedonia do të ketë humbje të mëdha. Deklaroi se do të ketë edhe referendum ndërsa tha se pala greke, me këtë opsion fiton kërkesën se nuk ka pretendime terrioriaale dhe se ky opsion ndërton të gjitha kufijt në çdo aspekt.

Prej shpërblimeve përmendi marrjen e ftesës për integrim në NATO, jetë më të mirë sociale si dhe përforcim të miqësisë me shtetet me peshë ndërkombëtare. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)