Qeveria e Republikës së Maqedonisë pro propozimit Republika Ilinditase e Maqedonisë

20.05.2018 13:17

Qeveria e Maqedonisë pret që Athina ta mbështes propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”....

Qeveria e Maqedonisë pret që Athina ta mbështes propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Në njoftimin e qeverisë në Maqedonisë thuhet: “Republika Ilinditase e Maqedonisë” është emrë me përcaktues kohor që thirret në datë konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis që i kënaq të dyja palët.

Me këtë emër bëjmë pëlrkufizim të plotë me rajonin Maqedonija në Greqi. Përkufizim në të gjitha aspektet.

Kryengritja Ilinditase është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri. Dhe nuk ka kurrfar aspiratash teritoriale ndaj asnjë vendi fqinjë, përfshi edhe Greqinë. Në njoftimin e kabinetit qeveritar poashtu thuhet se: Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ti vazhdojë bisedimet me Qeverinë e Republikës së Greqisë deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të kontestit 25 vjeçar. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa miqësia e dy vendeve dhe dy popujve asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Do ti bëjmë të gjitha përpjekjet të nxjerrim maksimumin nga ky moment pozitiv historik për të dyja vendet, thekson Qeveria e Republikës së Maqedonisë.