Njoftimi i Qeverisë greke jo shumë entuziaste rreth propozimit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”
Nga ana tjetër pas konsultimeve të djeshme të kryeministrit grek Aleksis Cipras me presidentin e vendit...

Nga ana tjetër pas konsultimeve të djeshme të kryeministrit grek Aleksis Cipras me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi, edhe qeveria greke ka dalur me një njoftim që nuk duket shum entuzuiast për propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.
Nga kabineti i kryeministrit Cipras, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet.
“E përshëndesim pranimin nga IRJM se nuk mund të ketë zgjidhje të emrit pa miratimin e një emri erga omnes, gjegjësisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, i inkurajojmë fqinjët tanë që të vazhdojmë bashkë të punojmë në zgjidhje e zgjidhjes së pranueshme me përcaktues kohor ose gjeografik, mu ashtu siç e parasheh pakoja e propozimeve që na i ka dorëzuar përfaqësuesi special i OKB-së, Methju Nimic”, shkruhet në kumtesën e Kabinetit të Ciprasit.
Paraprakisht të gjithë liderët e opozitës greke e kanë hedhur poshtë propozimin Republika Ilinditase e Maqedonisë, duke vlerësuar se i njëjti “e përforcon irredentizmin”.
Ky emër historikisht dhe drejtpërdrejtë lidhet me luftën për krijimin e popullit “maqedonas” dhe shtetit që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Cilado përmendje e Ilindenit në emrin e vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por përkundrazi e vërteton dhe e forcon atë. Andaj është e papranueshme qoftë edhe të vendoset si temë diskutimi – vlerëlsuan nga Demokracia e Re.
Ndërsa nga Pasok thekusan se shpresojnë që Qeveria e Greqisë të mos negociojë për këtë emër.
