Bisedë telefonike e Pens dhe Cipras, SHBA-të ikurajojnë zgjidhjen e kontestit me emrin
Nënpresidenti amerikan Majkëll Pens dhe kryeminsitri grek Aleksis Cipras....

Nënpresidenti amerikan Majkëll Pens dhe kryeminsitri grek Aleksis Cipras mbrëmë kanë biseduar në telefon rreth bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes rreth kontestit me emrin e Republikës së Maqedonis.
Siç bëri të ditur shtëpia e bardhë Pens e ka falenderuar kryemisnitrin grek Cipras për lidershipin e dëshmuar sëbashku me atë të kryemisnitrit Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre që ta zgjidhin kontestin me emrin e Maqedonisë.
Nënpresidenti amerikan e ka inkurajuar kryemisnitrin Cipras që të vazhdojë të punojë me kryeminsitrin Zaev për zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.
Zgjidhja e këtij kontesti do të ndihmojë për stabilitetin dhe paqen në rajon thuhet në njoftim. Poashtu theksohet se Pens dhe Cipras janë pajtuar që para Ahinës dhe Shkupit po hapet një mundësi historike që ta zgjidhin këtë çështje dhe se koha ka një rëndësi të madhe.
