Banknotat polimere, qytetarët akoma nuk kanë bërë zëvendësimin, bankat rrefuzojnë zëvendësimin e tyre
Shumë pak qytetarë janë të njoftuar me heqjen nga qarkullimi të banknotave 10 dhe 50 denarëshe të letrës....

Shumë pak qytetarë janë të njoftuar me heqjen nga qarkullimi të banknotave 10 dhe 50 denarëshe të letrës, të cilat nga Banka Popullore u shpallën si të pavlefshme. Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se nuk kanë provuar të bëjnë zavendësimin e parave, e disa të tjerë edhe pse janë të njoftuar me procesin në fjalë, nuk duan ti zëvendësojnë me ato polimere.
“Jo ne nuk i ndërrojmë. I kemi disa në xhep do ti hedh dhe nuk do t’ua jap, pasi paret tona nuk kanë vlerë” – tha një qytetar.
“Nuk kam provuar ti ndërroj personalisht” – tha një qytetar tjetër.
“Jo nuk kam provuar. Kam qenë e njoftuar për këtë proces përmes TV se tashmë paratë prej 10 dhe 50 denarë nuk janë valide” – tha një qytatare.
“Jo. Jo nuk kam provuar ti ndërroj” – u shpreh një qytetar.
“Po jam e njoftuar me këtë ndryshim por nuk kam provuar ti ndërroj pasi nuk kam të tilla” – tha një qytetare.
“Po e di kemi ndëgjuar për këtë ndryshim dhe akoma nuk kam provuar ti ndërroj, bile disa të vjetër i ruaj, më kanë mbetur për anëkand” – tha një qytetar i intervistuar nga TVM2.
Derisa një pjesë e tyre shprehen të pa interesuar, disa qytetarë u thanë që edhe përkundër tentimit për ti ndërruar, bankat kanë rrefuzuar t’ua bëjnë ndërrimin e banknotave.
“Nuk e di pse nuk i merr banka. 10 denarshe nuk kam ndërsa 50 po, por do ti hedh” – tha një qytetarë.
“Nuk kam provuar në bankë të ndërroj, por ju them se edhe bankat afariste edhe Banka Popullore nuk janë në anën e qytetarëve” – u shpreh një qytetare.
Dallimi kryesor mes bankënotave polimere dhe të letrës, është materiali që përdoret si shtresë për shtypjen e tyre.
Analizat kanë treguar se bankënotat polimere janë me jetëgjatësi më të madhe karshi banknotave të letrës, Afati i zëvendësimit të banknotave në fjalë në polimere zgjat deri më 15 maj të vitit 2019 në të gjitha bankat afariste, kurse pas këtij afati zëvendësimi do të mund të bëhet vetëm në Bankën Popullore të Maqedonisë. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
