Kongo, të hënën nis vaksnimi kundër ebolës

20.05.2018 21:01

Në Kongo ku së fundmi nga Ebola kanë humbur jetën 26 persona...

Në Kongo ku së fundmi nga Ebola kanë humbur jetën 26 persona së shpejti do të fillojë vaksinimi.

Nga minsitria e Shëndetësisë në Republikën Demokratike të Kongos bëjnë të ditur se punëtorët shëndetësorë do të nisin të hënën fushatën e vaksimit, pas shqetësimit se mund të ketë shpërthim të virusit Ebola.Zëdhënësja e minsitrisë së shëndetësisë ka thënë se 4 mijë doza të vaksinave janë dërguar në qytetin Mbandaka, ku javën e kaluar janë regjistruar rastet e para me virusin Ebola.

Rastet me Ebola në Mbandaka kanë rritur shqetësimet se virusi mund të përhapet edhe në kryeqytetin Kinshasa, ku jetojnë 10 milionë banorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar 7,540 doza të vaksinave në Kongo. Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se shtetet partnere kanë premtuar se do të dërgojnë në total 300 mijë vaksina kundër virusit Ebola.