Negociatat për emrin zhvendosen në Nju Jork
Bisedime të reja mes ministrave të jashtëm Kotzias dhe Dimitrov, në prani të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimetz, pritet të vazhdojnë ne Kombet e Bashkuara...

Mediat greke shkruajnë se ky vendim erdhi pasi Greqia refuzoi propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë ”, si opsion për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Bisedimet Kocijas-Dimitrov sipas mediave greje do te zhvillohen më 24 dhe 25 maj në Nju Jork. “Ky takim është i një rëndësie të veçantë për rrjedhën e bisedimeve.
Ndoshta edhe shansi i fundit për përparimin pas dështimit të emrit ‘Maqedonia e Ilindenit’ dhe kthimin në tryezë të pesë emrave fillestar që ishin paraqitur nga ndërmjetësi Nimetz.
Gjithsesi, si variante të mundshme mbeten emrat ‘Maqedonia e Re’ dhe ‘Maqedonia e Epërme’, dhe me siguri se bisedimet do të zhvillohet rreth këtyre skenarëve të mundshme”, ka shkruar gazeta greke.
