Ronaldinho ik nga Atletico Mineiro
Ronaldinho mbyll rrugëtimin e suksesshëm me Atletico Mineiron. Ish sulmuesi i Seleçaos hedh pas krahëve aventurën me klubin brazilian...

Ronaldinho mbyll rrugëtimin e suksesshëm me Atletico Mineiron. Ish sulmuesi i Seleçaos hedh pas krahëve aventurën me klubin brazilian ku u transferuapërpara dy vjetësh. Lajmin e largimit të sulmnuesit e komunikon zyrtarisht klubi nga Belo Horizonte ku thekson se pas një takimi mes presidentit, agjentit të Ronaldinhos dhe vetëlojtarit, u ra dakort që palët të ndiqnin rrugë të ndryshme.
Ish sulmuesi i Barcelonës, Milanit dhe Paris Saint Germain kishte një kontratë që skadonte në Dhjetor të këtij viti, por aventura e tij në klubin që e shpalli kampion të Amerikës së Jugut përfundon këtu.
Gjithsesi, ky lajm nuk duhet t’i shqetësojë aspak fansat e lojtarit pasi ai nuk ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë. Vëllai dhe agjenti i tij, De Assis bëri me dije se Ronaldinho do të luajë deri në moshën 42-vjeçare, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një rikthimi në Europë pasi ofertat nga disa klubeprestigjoze nuk kanë munguar.
Dy herë fituesi i "Topit të Artë" u transferua në kontinentin e vjetër gjatë vitit 2001 ku nisi një karrierë të re me klubin parizien, ndërsa shkëlqimin e arriti me Barcelonën ku fitoi UEFA Champions League në 2006-n.
Ai u rikthye në Brazil gjatë vitit 2011, fillimisht te Flamengo dhe më pas veshi fanellën e Atletico Mineiros ku luajti 88 ndeshje dhe shënoi 28 gola.
