Maqedoni

Gjykata kumton aktvendimin për “Ryshfetin”

21.05.2018 12:18

Gjykata Penale pritet që brenda dites të publikojë aktgjykimin për rastin “Ryshfeti”...

Gjykata Penale pritet që brenda dites  të publikojë aktgjykimin për rastin “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar është kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Zaev po akuzohet për mitmarrje në periudhen kur ka ushtruar funksionin kryetar I komunes se Strumices.
 
Kur prokuroria rikualifikoi aktakuzën për të akuzuarin Zoran Zaev, me paragraf tjetër, me anë të së cilës parashihet dënim më i lehtë, në vend se Këshilli Gjyqësor, vendimin do ta bëjë të ditur gjykatësi, Darko Todorovski.
 
Kryeministri ZAev, pas cdo séance gjyqësore ka deklaruar se eshte I pa fajshem, dhe se ky eshte process I montuar nga pushteti I atehershem I VMRO-se, me qëllim te mos I publikoje bombat e paralajmëruara politike.