Botë
Tornado në Masaçusets, era arin 111 km në orë
29.07.2014 16:00
Një tornado e fuqishme kaloi mbi Masaçusets të SHBA-ve me erëra rekord prej 111 kilometrash në orë...

Një tornado e fuqishme kaloi mbi Masaçusets të SHBA-ve me erëra rekord prej 111 kilometrash në orë.
Është hera e parë që nga viti 1950 që një tornado prek tokën në këtë pjesë të Amerikës.
Stuhi e fuqishme edhe në Boston ku autoritetet dhanë menjëherë alarmin për tornado.
Por paralajmërimi ishte I kotë pasi stuhia filloi të qetësohej edhe pse I kishte të gjitha shenjat se do të kthehej në tornado. Era ka rrëzuar pemët dhe shtyllat elektrike të cilat kanë rënë mbi veturta.
Por nuk ka pasur dëme më të mëdha dhe as të lënduar.
