Indi, arrestohet 25-vjeçarja, kishte 106 kapsula kokaine në stomak
21.05.2018 14:53
Një 25-vjeçare është kapur teksa tentonte të kalonte Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi të Indisë...

Një 25-vjeçare është kapur teksa tentonte të kalonte Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi të Indisë, me 106 kapsula kokainë në stomakun e saj.
Vajza i ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi. Kokaina kapte vlerën e mbi 735 mijë dollarëve, shkruan BBC.
Pasi është arrestuar, 25-vjeçarja ka qëndruar një javë në spital. Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve pohojnë se ky është numri më i madh i kapsulave të kokainës që kanë gjetur ndonjëherë tek një person.
