Maqedoni

Rikonstruimi i Qeverisë, Zaev: lista gati, nesër dorëzohet në Parlament

21.05.2018 15:14

Marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë është gati dhe nesër pritet të dorëzohet edhe në Kuvend....

Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vendimit të pafajësisë për rastin “Mitmarrja”.
 
“Rikonstruimin logjikisht nesër do t’ia parashtrojë kuvendit, sepse për shkak të vendit, sot nuk e dija nëse do ta kisha të gjithë qeverinë apo do të duhej të vendosja për rikonstruim. Biografitë e ministrave të rinj do të bëhen gati deri nesër në mëngjes, në kohë do të dorëzohen në Parlament, e shpresoj që deri në fund të muajit deputetët të votojnë rikonstruimin e qeverisë”,- deklaroi Zaev.