Maqedoni

Rruga Prishtinë – Shkup, Haradinaj: Më 1 qershor e lëshojmë për qarkullim

21.05.2018 15:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, informoi sot se rruga Prishtinë – Shkup...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, informoi sot se rruga Prishtinë – Shkup, përmes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, do të lëshohet në qarkullim me siguri më 1 qershor.
 
Në pres konferencën për media pas seancës së sotme qeveritare, Haradinaj deklaroi se sipas informacionit që e ka marrë nga ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, punët në këtë rrugë do të përfundojnë deri më 1 qershor, sepse punohet në dy ndërrime. Rruga u mbyll më 8 maj me qëllim që të zgjidhen problemet me vende ku shpeshherë ka rrëshqitje të dheut dhe fillimisht është paralajmëruar se punët do të zgjasin një muaj.