Strategjia e arsimit do të mundësojë arsimim bashkëkohor

21.05.2018 16:34

Pjesë të caktuara të strategjisë së arsimit 2018-2025 janë realizuar...

Pjesë të caktuara të strategjisë së arsimit 2018-2025 janë realizuar, ndërsa një pjesë e tyre janë në fazë të realizimit, vlerëson ministrja e arsimit, Renata Deskovska Trenevska. Sipas saj, në kuadër të strategjisë janë identifikuar sfidat e sistemimit arsimor, duke filluar nga çerdhet, shkollat dhe universitetet dhe ndryshimet që do bëhen në këto sfera.

“Qëllimi përfundimtar i strategjisë është investimi te nxënësit, studentët, investimi në individë të rinj të integruar, të cilët do të jenë të lirë të shprehin identitetin dhe kreativitetin. Kjo do të mundësohet vetëm përmes zhvillimit të një bashkësie arsimore të bazuar në cilësi, kreativitet dhe ide të reja”,- deklaroi ministrja e arsimit, Renata Deskovska Trenevska.

PËRKRAHJE FINANCIARE NGA IPA FONDET TË BE-SË

Procesi i përgatitjes dhe implementimit të strategjisë do të financohet nga BE. Ndërkohë, nxënësit kërkojnë që ky proces të mundësojë arsim sa më cilësor.

“Përmes IPA fondeve do të ketë përkrahje direkte të strategjisë dhe bashkë me sferën e politikës sociale do të përkrahjen nga buxheti i BE-së. Kjo do të thotë se për arsimin ne do të bëjmë shpërndarje speciale direkte në buxhetin qeveritar për vitin 2019”,- tha shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar.

“Dituri të mbledhura dhe fakte që do të harrohen pas testimeve të bëra. Metodat ekzistuese të mësimit janë të vjetruara. Është i nevojshëm mësim interaktiv, ku nxënësit do kontribuonin në orë dhe në këtë mënyrë do të ishin më të motivuar”,- theksoi Ivana Spasovska nga Unioni i nxënësve.

Strategjia do të mundësojë programe bashkëkohore që nxënësit të përfitojnë aftësi për të qenë konkurrentë në tregun e punës dhe të pajisen me aftësi shkencore dhe teknologjike, u tha me këtë rast. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)