Rasti “Titanik”, mbrojtja: Të pandehurit nuk e kanë kryer veprën
Në Gjykatën Penale vazhdoi seanca e shqyrtimit kryesor për rastin e parë të PPS-së, “Titanik”...

Në Gjykatën Penale vazhdoi seanca e shqyrtimit kryesor për rastin e parë të PPS-së, “Titanik”, ku për parregullsi zgjedhore në vitin 2011 Specialja akuzon 21 ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve janë: Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Jankievski, Gordana Jankullovska dhe Ilija Dimovski.
Avokati i të akuzuarve, Donço Nakov, në fjalën e tij hyrëse vlerësoi se lënda të mëdha siç është rasti “Titanik” është shumë vështirë për të treguar dhe njëherit tha se pala mbrojtëse do të tregojë se të pandehurit janë të pafajshëm dhe nuk kanë mundur të kryejnë veprën në intervalin kohor prej disa orësh, ashtu siç është shkruar në aktakuzën e PPS-së.
Të akuzuarit janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2011. Në seancën e kaluar gjyqësore, PPS dha fjalët e saj hyrëse në të cilën bëri me dije se deri në fund të procesit gjyqësor padyshim që do të dëshmojnë se të dyshuarit e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
REXHEP QAMILI
