Maqedoni

Vendimi për rastin “Mitmarrja”, VMRO: Ligjet nuk vlejnë njësoj edhe për LSDM-në

21.05.2018 17:17

Pas vendimit për lirimin nga akuza të kryeministrit Zaev, ka reaguar VMRO-DPMNE...

Pas vendimit për lirimin nga akuza të kryeministrit Zaev, ka reaguar VMRO-DPMNE, sipas së cilës, rasti “Mitmarrja” tregoi se gjykatat punojnë nën presionin politik të qeverisë.

“Vendimi i sotëm vërtetoi mosndëshkueshmërinë e qeverisë. Mesazhi që sot u dërgua, është se për LSDM-në nuk vlejnë ligjet dhe funksionarët e tyre munden lirisht të kërkojnë mito dhe të zhyten në korrupsion. Mesazhi që u dërgua sot është ai se gjykata është vegël politike për qërim hesapesh nga ana e LSDM-së me ata që nuk mendojnë njësoj me të”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski. Sipas VMRO-së, ishte e qartë që në fillim se gjykata nuk ka guxim të dënojë “reformatorin” më të madh të gjyqësorit. “Vendimi është nënçmim për qytetarët që panë xhirimet dhe dëgjuan dëshmitarin, si dhe tregoi arshinat e dyfishta me të cilat punojnë gjykatat në Maqedoni”,- deklaroi Stoillkovski.