Life Style

Mbani lëkurën e butë me banane dhe kos

29.07.2014 16:06

Për shkak të angazhimeve të ditës, shpesh harrojmë që të heqim grimin e vendosur...

Për shkak të angazhimeve të ditës, shpesh harrojmë që të heqim grimin e vendosur. Të gjitha papastërtitë e mbledhura, na shkaktojmë më pas irritim të lëkurës. 
 
Ajo çfarë na duhet për një lëkurë të tofikuar, të butë dhe të pastër është një recetë natyrale. Për këtë ju duhet një filxhan lëng shalqiu, 1/2 banane dhe 2 lugë (të vogla) me kos. 
 
Në një tas hedhim disa copëza nga shalqiu, ku me anë të një piruni ushtrojmë forcë në mënyrë që të përftojmë lëngun e tij. 
 
Më pas shtojmë bananen e shtypur dhe në fund kosin. Këto produkte duhen perzier mirë. Pas kësaj, maskën futeni ne frigorifer për rreth një orë, në menyrë që të lidhet mirë. 
 
Kjo maskë duhet të qëndrojë 15-20 minuta. Për mos ta çuar dëm maskën, atë mund ta ruani në frigorifer, ndërsa mund ta aplikoni çdo ditë.(healthyisright.com)