Ekonomi
“Diskutime ekonomike – financat publike në udhëkryq”, Angjushev: Të përgjegjshëm me paratë e popullit
21.05.2018 18:08
Është e nevojshme të gjendet kompromis në mes të menaxhimit të mirë të financave publike...

Është e nevojshme të gjendet kompromis në mes të menaxhimit të mirë të financave publike nga njëra anë dhe ringjalljes së ekonomisë në pjesën e investimeve kapitale nga ana tjetër, tha Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev në debatit publik "Bisedat Ekonomike - Financat Publike në udhëkryq". Ai tha se investimet në buxhet vështirë se do realizohe në fillim të vitit për shkak të projekteve të papërgatitura dhe procedurave joefikase të tenderit.
“Duhet patjetër të zbatojmë projekte që janë të realizueshme dhe do të inkurajojmë vlera shtesë dhe investime, dhe ne nuk duhet të shpenzojmë para për projekte që prej tyre nuk kemi të ardhura shtesë,vetëm në këtë mënyrë mund të kemi efekt, pra efektet e shpenzimeve publike janë të rëndësishme”,- deklaroi zëvendëskryeministri, Koco Angjushev.
Agjushev, tha se deri në fund të vitit do të realizohen mbi 80 për qind të investimeve kapitale dhe se ajo që është planifikuar do të realizohet. Edhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se po bëhet çdo dite presion për realizimin e investimeve kapitale.
“Unë mendoj se tashmë do të fillojmë të kemi rezultate në aspektin e realizimit të tyre. Jam optimist sepse vitin e kaluar pjesa më e madhe e investimeve kapitale u realizuan në tremujorin e fundit dhe pastaj arritëm në nivelin më të lartë të realizimit të tyre me rreth 20 miliardë denarë. Për herë të parë prej më shumë se 10 vjetësh borxhi publik vihet nën kontroll”,- theksoi ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Edhe akademiku, Taki Fiti, vuri në dukje se investimet kapitale janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe duhet të kenë prioritet.
“Dy gjëra janë thelbësore për përmirësimin e situatës - ndryshimin e strukturës së shpenzimeve publike me fokus në shpenzimet kapitale dhe ndërtimin e objekteve të mëdha të infrastrukturës dhe e dyta e lidhur me qëndrueshmërinë e borxhit publik”,- tha kryetari i AShAM-it, Taki Fiti.
Taki Fiti tha se gjithmonë ka një problem me realizimin e tyre, sepse ne nuk kemi aftësi të mjaftueshme në administratën publike për menaxhimin e investimeve kapitale.
FARIJE DAUTI BAKIJU
