Botë

Giuseppe Conte, kandidat për kryeministër në Itali

21.05.2018 19:28

Giuseppe Conte pritet të jetë kandidatura për kryeministër të qeverisë së re italiane, të formuar nga Lega Nord dhe 5 Yjet....

Mediat italiane shkruajnë se liderët Salvini e Di Maio kanë përmbyllur marrëveshjen për ndarjen e posteve ministrore dhe pritet të marrin gjatë ditës mandatin presidencial për formimin e qeverisë.
 
Salvini e Di Maio do të jenë pjesë e qeverisë së re, njëri ministër i brendshëm e tjetri, i zhvillimit ekonomik.
 
Giuseppe Conte është jurist në profesion dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë.
 
54-vjeçari i lindur në Foxhia ka studiuar në disa universitete të famshme si “La Sapienca” i Romës, Jejllit në SHBA, në Sorbonë të Francës dhe në atë të Vjenës./Tv Klan